Bedri Hamza pas pak në konferencë për media
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pritet të dalë pas pak në konferencë për media pas ofertës së dytë që kryeministri Albin Kurti i bëri për votim të ligjit për Gjykatë Speciale nëse kjo parti garanton votën për president.
Deputeti i kësaj partie Mërgim Lushtaku në i tregoi Radios Evropa e Lirë se si do t’i përgjigjet PDK-ja ofertës së Kurtit.
“Shumë shpejt del kryetari i partisë dhe jep sqarimin për këtë çështje”, tha Lushtaku.