Shtohen forcat e Policisë, dy autobusë me policë vijnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës
Janë shtuar forca të Policisë së Kosovës në oborrin e Kuvendit në kuadër të masave të sigurisë gjatë protestës, raporton “Zëri”.
Sipas pamjeve, dy autobusë shihen me policë gjersa hyjnë në oborrin e Kuvendit për të garantuar sigurinë dhe menaxhimin e situatës gjatë protestës. /Zëri
Më poshtë "Zëri" u sjell pamje nga momenti i arritjes së Policëve në oborrin e Kuvendit.