Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Një rrahje ka ndodhur sot në rrugën "UÇK" në Mitrovicë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se një person është arrestuar, ndërsa një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

“Sot,  rreth orës 14: 00,  është raportuar një rast rrahje në rrugën “UÇK” në Mitrovicë. Një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në konfirmim.