Hamza thotë se zgjedhjet e reja janë projekt i LVV-së

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka folur në një konferencë për media, duke ju përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, se çështja e projektligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të kushtëzohet me presidentin.

Hamza tha se edhe pak orë kanë mbetur deri në zgjedhjen e presidentit, ku si pasojë e moszgjidhjes vendi shkon në zgjedhje, dhe sipas tij, ky është projekt i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Zeri.info.

“Edhe herët e kaluara vendi ka shkuar në zgjedhje, si veprim i Lëvizjes vetëvendosje, edhe kësaj radhe nëse vendi shkon në zgjedhje, shkon si projekt i LVV-së, sepse i do të gjitha për vete, edhe ato që nuk i takojnë”, ka thënë Hamza, duke shtuar se zgjedhjet do të jenë një kosto e madhe për qytetarët dhe Kosovën. /Zëri