BKK-ja e Ambasada e Italisë bashkëpunojnë për Javën e Gjuhës dhe Kulturës Italiane

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Blerina Rogova Gaxha, ka pritur sot në takim zëvendësambasadoren e Italisë në Kosovë, Chiara Castaldo, dhe profesoreshën Raffaella Ritucci.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin në kuadër të aktiviteteve të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane.

Në kuadër të kësaj jave, më 26 tetor 2026, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të hapet një ekspozitë kushtuar Leonardo da Vinçit. Hapja e saj do të shoqërohet edhe me ligjërata nga dy të ftuar, duke shënuar nisjen e aktiviteteve të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane.

Me rastin e hapjes së ekspozitës do të prezantohet edhe donacioni i dhuruar nga Ambasada e Italisë për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, i cili synon pasurimin e fondit të bibliotekës.