Mbappe po humb durimin e Real Madridit, drejtuesit të pakënaqur me francezin
Kylian Mbappe po përballet me kritika të reja në Real Madrid, ku një pjesë e drejtuesve kanë nisur të shfaqin pakënaqësi për mënyrën se si francezi po sillet dhe po merr vendime individuale.
Në ambientet e klubit madrilen, sipas raportimeve të OK Diario, po rritet shqetësimi për sjelljen e Mbappes.
Në mesin e drejtuesve thuhet se po dëgjohen gjithnjë e më shpesh kritika se sulmuesi francez vepron sipas interesave të tij dhe jo gjithmonë në përputhje me qëndrimin e klubit.
Një nga rastet që ka shkaktuar pakënaqësi lidhet me periudhën kur Mbappe po rikuperohej nga shqetësimet në gju.
Francezi u pa duke ngarë biçikletën, një aktivitet që më herët ishte kritikuar publikisht nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili kishte theksuar se një futbollist duhet të jetë maksimalisht i kujdesshëm edhe jashtë fushës.
Pakënaqësi në klub ka shkaktuar edhe qëndrimi i Mbappes për çështjen e arbitrimit.
Ndërsa Real Madridi ka qenë kritik ndaj gjyqtarëve, francezi është distancuar nga kjo qasje, duke deklaruar se gjyqtarët janë njerëz dhe se ai nuk ka qenë kurrë një futbollist që ankohet për vendimet e tyre.
Një tjetër episod që nuk është pritur mirë në klub ka qenë qëndrimi i tij në lidhje me mbështetjen institucionale të Real Madridit për Ceutën.
Francezi u pa duke ngarë biçikletën, një aktivitet që më herët ishte kritikuar publikisht nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili kishte theksuar se një futbollist duhet të jetë maksimalisht i kujdesshëm edhe jashtë fushës.
Pakënaqësi në klub ka shkaktuar edhe qëndrimi i Mbappes për çështjen e arbitrimit.
Ndërsa Real Madridi ka qenë kritik ndaj gjyqtarëve, francezi është distancuar nga kjo qasje, duke deklaruar se gjyqtarët janë njerëz dhe se ai nuk ka qenë kurrë një futbollist që ankohet për vendimet e tyre.
Një tjetër episod që nuk është pritur mirë në klub ka qenë qëndrimi i tij në lidhje me mbështetjen institucionale të Real Madridit për Ceutën. /telegrafi