Arian Tahiri ua përcjell deputetëve ftesën për seancë të jashtëzakonshme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ua ka përcjell grupeve të tjera parlamentare ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Sot, si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, u kam përcjellë të gjitha grupeve parlamentare dhe, përkatësisht, secilit deputet ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!”, shkroi Tahiri.