Amorimi e ka piketuar yllin e Man Unitedit, Milani gati për goditjen e janarit

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, po planifikon të rikthehet në “Old Trafford” për të bërë transferimin e tij të parë nga Manchester United, që prej largimit nga klubi anglez.

Amorim mori drejtimin e Milanit në fillim të verës, pasi qëndroi për një periudhë jashtë futbollit pas largimit nga United. Kuqezinjtë kanë nisur mirë sezonin nën drejtimin e portugezit, duke mbetur të pamposhtur në pesë ndeshjet e para në Serie A, me tri fitore dhe dy barazime, rezultat që i mban në vendin e pestë gjatë pushimit ndërkombëtar.

Milani ka investuar ndjeshëm në merkato nën drejtimin e Amorimit. Diego Moreira u transferua nga Strasbourg për 50 milionë euro, ndërsa klubi vendosi rekord të ri për transferimin e Goncalo Ramos, duke paguar 74 milionë euro për sulmuesin.

Tani, Amorimi duket se e ka kthyer vëmendjen sërish te Manchester United.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani është gati të bëjë një ofertë për Joshua Zirkzeen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjigantët italianë kishin tentuar ta transferonin reprezentuesin holandez edhe para se ai të bashkohej me Manchester Unitedin në vitin 2024, por këtë herë mund të kenë një mundësi më të madhe për ta bindur.

Zirkzee ka luajtur vetëm 70 minuta në të gjitha garat këtë sezon me Unitedin, ndërsa të katër paraqitjet e tij kanë ardhur duke u inkuadruar nga banka rezervë. Sipas raportimeve, Manchester United është i gatshëm ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

25-vjeçari e njeh mirë futbollin italian, pasi më herët kishte luajtur në Serie A me Bolognan, para transferimit në “Old Trafford”. Gjatë verës, ai ishte lidhur gjithashtu me një kalim te Juventus dhe Roma.

Megjithatë, tani Milani po shqyrton mundësinë për të bërë një tjetër tentativë për transferimin e Zirkzees në afatin kalimtar të janarit.