Policia e ndaloi mbrëmë, nipi i Hashim Thaçit shfaqet në protestën e sotme
Nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi është parë në protestën e sotme në Prishtinë, ani pse mbrëmë u arrestua nga forcat policore.
Para mediave ai u pat shprehur i indinjuar dhe i zhgënjyer se si një veteran po arreston dikë që i doli ballë, siç tha ai, regjimit.
Ndër të tjera, të hënën u raportua se Leotrim Thaçi u rrah brutalisht nga policia, ndërsa deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Vlora Çitaku, e kanë vizituar në QKUK. /klankosova