Lushtaku: S’kemi ende ftesë për seancë të Kuvendit
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se deri tani nuk kanë marrë ftesë për një seancë të jashtëzakonshme për në orën 14:00, ashtu siç është raportuar në media.
Ai tha se jo zyrtarisht kanë mësuar se ka tentim për një seancë, por nuk dihet se a do të jetë në rend dite ligji apo presidenti, transmeton Zeri.info.
“Deri tani nuk kemi informata zyrtare por jozyrtare që do të kenë një ftesë për të mbledhur seancën e jashtëzakonshme që të diskutohet tutje për ecurinë, nuk e dimë se a do të jetë në rend dite çështja për ligjin apo presidentin”
“Nuk kemi marrë asnjë fltesë zyrtare, po presim që të kemi një informatë zyrtare”, tha Lushtaku në një lidhje drekte me Klan Kosovën. /Zëri