Kuvendi pritet të mblidhet sot

Sot, kur është edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, “Zëri” mëson se deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen gjatë ditës.

Ndonëse fillimisht u tha se deputetët janë ftuar për në orën 14:00 për seancë, por më pas është ndryshuar dhe është shtyrë për një orë të pacaktuar deri tani.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për këtë seancë dhe se nuk dihet nëse do të jetë vetëm seanca për zgjedhjen e presidentit ose edhe pritet që të jetë në rend të ditës edhe votimi në lexim të dytë për ndryshimin e Ligjit për Specialen.