Plagosen shtatë nxënës nga një sulm me thikë në një shkollë në Turqi, arrestohet 15-vjeçarja [video]

Shtatë nxënës u plagosën, tre prej tyre rëndë, në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në lagjen Basaksehir të Stambollit. Policia ka arrestuar një nxënëse 15-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer sulmin.

Incidenti ndodhi këtë mëngjes në shkollën e mesme Sheikh Shamil Imam Hatip. Autorja e dyshuar i krimit ndjek një shkollë tjetër.

“Rreth orës 08:35, shtatë nxënës u plagosën në një sulm me thikë të kryer nga F.M., një nxënëse e klasës së 10-të në shkollën e mesme Küçükçekmece Fahrettin Kerim Guçukay, në shkollën e mesme Sehir Samil Imam Hatip në distriktin Kayaëehir”, tha guvernatori i distriktit.

Njofitmi i plotë:

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa prefektura e Stambollit njoftoi fillimin e një hetimi, megjithatë, duke dhënë një rrëfim dhe përshkrim të ndryshëm të incidentit nga ai i prefektit.

“Të martën, më 6 tetor 2026, rreth orës 08:40, shpërtheu një përleshje midis nxënësve në një shkollë të mesme në lagjen Basaksehir, duke rezultuar në plagosjen e pesë nxënësve”.

“Pas incidentit, të plagosurit u dërguan në spital nga ekipet mjekësore të dërguara në zonë dhe po marrin trajtim”.