Francezët paralajmërojnë protesta të fuqishme në Ditën Kombëtare të Shkollës
Franca është përgatitur për protesta të mëdha të martën, pasi organizatorët bënë thirrje për një tubim mbarëkombëtar në mbështetje të studentëve që kërkojnë më shumë investime në arsim. Kjo vjen pas një jave demonstratash, ku studentët bllokuan qindra shkolla. Gjatë tubimeve, të paktën 190 studentë u plagosën dhe më shumë se 5,000 njerëz u arrestuan.
Në protesta pati edhe incidente të rënda gjatë konfrontimit me policinë, ku një student pësoi dëmtime në dorë, ndërsa një tjetër thuhet se u godit në kokë nga një bombul gazi lotsjellës.
Nga ana tjetër, kryeministri i Francës tha se qeveria kishte njoftuar masa për të adresuar kërkesat e tyre, por Unioni Syndicale Lycéenne (USL), një organizator kryesor i protestave, tha se qeveria nuk kishte ofruar asgjë konkrete.
Organizata u bëri thirrje njerëzve të bashkohen me mobilizimin e tyre të martën përballë këtij bllokimi politik dhe asaj që ata e përshkruajnë si shtypje ndaj tyre. Disa organizata të tjera kanë treguar gjithashtu mbështetjen e tyre për studentët, me sindikatën e mësuesve SNES-FSU që u ka bërë thirrje anëtarëve të saj të bashkohen me protestën e së martës.