Haxhiu arrin në Kuvend, a do të ketë seancë sot?
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka mbërritur në Parlamentin e Kosovës.
E pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës se a do të thirret sot një seancë, pasi edhe 6 tetori është afati i fundit për president, Haxhiu nuk dha përgjigje.
Nëse presidenti nuk zgjidhet sot, vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, nga ana tjetër PDK-ja po kërkon me ngulm të votohet në lexim të dytë projektligji për Specialen. /klankosova