“Burri i jetës tënde po qëndron pranë teje”, truproja i Jennifer Lopezit merr vëmendjen e fansave

Jennifer Lopez ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, por këtë herë fokusi i fansave nuk ishte te këngëtarja e famshme, por te truproja që e shoqëron pothuajse gjithmonë.

Fotografitë dhe videot e publikuara në rrjetet sociale bënë që ndjekësit të vinin re pamjen fizike dhe prezencën e tij, duke e kthyer atë në një nga temat kryesore të diskutimit në komentet e postimeve të Lopezit.

Shumë fansa reaguan me humor, duke sugjeruar se Jennifer duhet ta shohë më nga afër mashkullin që qëndron gjithmonë pranë saj.

Komente si “Martohu me të”, “Burri i jetës tënde qëndron pranë teje” dhe “J.Lo, po presim që kjo histori të realizohet” u shfaqën mes reagimeve të shumta.

Disa ndjekës shkuan edhe më tej, duke imagjinuar në mënyrë humoristike një histori dashurie mes këngëtares dhe truprojës së saj.

Të tjerë u fokusuan tek pamja dhe forma e mirë fizike, duke e cilësuar me shaka si “truproja, versioni 2026”.

Një pjesë e fansave vunë në dukje edhe faktin se ai është gjithmonë pranë Lopez, por zakonisht mbetet në sfond dhe nuk tërheq vëmendjen.

Këtë herë, megjithatë, situata ishte ndryshe, prania e tij në fotografi mjaftoi që përdoruesit e Instagramit ta kthenin në protagonistin e padukshëm të postimit.

Artistja, e cila prej vitesh është një nga figurat më të njohura të industrisë së muzikës dhe filmit, është mësuar me vëmendjen e vazhdueshme të publikut. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)