Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

"Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. Kushtet meteorologjike gjatë ditës do të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me mbizotërim të intervaleve me diell", thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri