Hoxhaj reagon pas dhunës ndaj protestuesve: Mos e ktheni Policinë kundër qytetarëve
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës dhe raportimeve për dhunë ndaj protestuesve.
Hoxhaj ka kërkuar që Policia të mos përdoret kundër qytetarëve dhe që të respektohet e drejta e tyre për protestë.
“Mos e ktheni Policinë kundër qytetarëve! Protesta është e drejtë, dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme”, ka shkruar Hoxhaj.
Reagimi i tij vjen në kohën kur situata mes Policisë dhe protestuesve është tensionuar, ndërsa Hoxhaj ka bërë thirrje të qartë për ndaljen e dhunës ndaj tyre.