Labi për Kushtrimin dhe Aurorën: Kam dyshimet e mia, koha do të tregojë gjithçka
Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar pasi është pyetur nëse kishte qenë i ftuar në dasmën e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, të cilët të dielën kurorëzuan dashurinë e tyre.
Përmes një postimi në InstaStory, Labi u kërkoi mediave që të mos e kontaktojnë për këtë temë, duke thënë se nuk ka nevojë të pyetet për dasmën.
Ai më pas sqaroi se kishte qenë në një dasmë në Gjenevë për të kënduar, duke theksuar se as ai dhe as Ludo nuk ishin ftuar në dasmën e Kushtrimit.
“Media, ju lutem, s’keni nevojë të më thërrisni e të më pyesni për dasmën”, shkroi ai.
Megjithatë, Rexha uroi çiftin nga zemra, duke i dëshiruar shëndet, dashuri, jetë të gjatë dhe shumë nipa e mbesa.
Ai gjithashtu u shpreh se i lutet Zotit që Kushtrimi dhe Aurora ta gëzojnë martesën dhe të kenë një jetë të gjatë e të bukur së bashku.
Në fund, këngëtari shtoi se edhe pse ka pasur disa dyshime dhe mospërputhje mes tyre, nuk dëshiron t’i prishë ditën çiftit, duke shtuar se 'koha do ta tregojë gjithçka'.