De la Fuente paralajmëron: “4 ndeshje në 10 ditë janë shumë”, flet edhe për Yamalin
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka paralajmëruar për ngarkesën e madhe të lojtarëve, teksa “La Roja” përgatitet për ndeshjen ndaj Kroacisë.
“Askush nuk do të luajë më shumë se 270 minuta. Katër ndeshje në 10 ditë janë shumë. Do të preferoja formatin e mëparshëm, por nuk ankohemi dhe përshtatemi”, deklaroi De la Fuente.
Në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll foli edhe për Lamine Yamalin, i cili ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e fundit.
“Lamine është gjithmonë gati për të luajtur. Është në një formë fantastike, një shembull për t’u ndjekur dhe një luftëtar i vërtetë. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë më shumë”, tha De la Fuente.
Sa i përket përballjes me Kroacinë, tekniku spanjoll paralajmëroi se kundërshtari mbetet një ekip i fortë, pavarësisht humbjes së fundit.
“Është një skuadër fantastike, me lojtarë fantastikë. Ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit ishte thjesht një incident futbolli”, përfundoi ai. /Zëri