“S’ka ndodhur kurrë që gazi lotsjellës të hidhet nga ndërtesa e qeverisë”, Gruda me porosi për Kurtin e Sveçlën

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se nuk ka ndodhë kurrë që gazi lotsjellës të hidhet nga ndërtesa e qeverisë për t’i shpërndarë protestuesit.

“Thirrje Xhelal Sveçlës dhe Albin Kurtit që të ndalin urdhrat politik për dhunë të paparë ndaj protestuesve, kjo bëhet me urdhër politik, nuk ka ndodhë kurrë që gazi lotsjellës të hidhet nga ndërtesa e qeverisë dhe njerëzit të ndiqen nga rrugët e Prishtinës në këtë mënyrë”, tha Gruda në T7.