Protesta para institucioneve, tetë persona përfundojnë në QKUK

Të paktën tetë persona kanë pësuar lëndime nga protesta që po zhvillohet para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Siç raporton Klan Kosova, nga tetë të lënduarit, njëri prej tyre është polic, dhe që të gjithë janë duke u trajtuar në QKUK.

Lëndimet paraqiten në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë edhe irritim në sy si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.