Gazi lotsjellës depërton brenda Kuvendit, largohen deputetët

Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës pranë hyrjeve të Kuvendit të Kosovës, ku janë mbledhur protestuesit pas moshedhjes në votim, në lexim të dytë, të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit, duke penguar për disa orë daljen e deputetëve dhe gazetarëve nga objekti.

Deputetët kanë qëndruar të bllokuar brenda Kuvendit për orë të tëra, ndërsa deri më tani nga objekti janë larguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.