“Të gjithë në shesh”, Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen e Çlirim Hazirit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rishpërndarë në Instagram thirrjen e organizatorit të protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, për qytetarët që të mblidhen pranë Kuvendit të Kosovës.
“Të gjithë në shesh, o sot, o kurrë”, thuhet në thirrjen e rishpërndarë nga Thaçi.
Thirrja vjen në kohën kur para Kuvendit të Kosovës po zhvillohet protesta.