Çitaku: LVV-ja të vijë në Kuvend dhe ta miratojë Ligjin për Specialen në lexim të dytë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, Çitaku ka thënë se votimi i këtij ligji nuk është favor ndaj askujt, por obligim.

“I bëjmë thirrje VV-së që të vijë në Kuvend dhe të miratojë ligjin në lexim të dytë. Ky nuk është favor, është obligim. Ne jemi këtu dhe nuk do të largohemi”, tha Çitaku.