Kosova ngrihet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me ngritje në ranglistën e FIFA-s, katër ndeshjeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” morën dy barazime, një fitore e pësuan një humbje në katër ndeshjet e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve, derisa pas këtyre rezultateve, është ngritur më lartë në pozitë në ranglistën e FIFA-s.

Kosova e nisi në vendin e 78-të ciklin në Ligën e Kombeve, mirëpo e përfundoi atë në vendin e 76-të – një ngritje prej dy pozitash.

Tashmë, Kosova e ka kaluar edhe kundërshtarin në grup, Izraelin, i cili ishte i 76-ti, derisa tash ka rënë një pozitë më poshtë.

Kjo është pozita më e mirë ndonjëherë e Kosovës në ranglistën e FIFA-s.

Para një viti, Kosova ishte e 84-ta në ranglistë, derisa ka shënuar një ngritje prej tetë vendesh.

Kosova mbrëmë barazoi me Austrinë në “Fadil Vokrri”, me shifrat prej 1-1, derisa ka pesë pikë nga katër ndeshje në grupin B3 të Ligës së Kombeve, shkruan Express.

Dardanët e zënë vendin e dytë, teksa kanë tri pikë më pak se Austria, në vendin e parë.

Kombëtarja dardane do të rikthehet në aksion në muajin nëntor, kur më 14 nëntor e pret Izraelin, para se t’i shkojë Irlandës tri ditë më vonë.