Tahiri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të vijë menjëherë në lexim të dytë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të rikthehet menjëherë në Kuvend për shqyrtim të dytë.

Tahiri ka kritikuar shumicën parlamentare, duke pyetur se çfarë po pret për të proceduar më tej me këtë ligj, ndërsa ka paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës.

“Ju ishit dëshmitarë që 22 pika e rendit të ditës të një seance me 40 nënshkrime, me shmangie kaluan u miratuan u miratua edhe ligji në lexim të parë i dhomës së specializuar dhe zyrës së prokurorit special. Pyetja është: çka po presim? Në fakt, çka është duke pritur shumica, VV-ja dhe çka është çka pret? Pse nuk e sjell ligjin? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se, shihni, çka është duke ndodhur rreth e rreth Kuvendit të Republikës së Kosovës, kalojë ligjin në lexim të parë me miratim dhe mbështetje të lëvizjeve vendosëse, të Partisë Demokratike si sponzorues, të Aleancës, të pakicave? Çka po presim? A janë duke pritur me ndodhë ndonjë incident më i madh? Çka? Aleanca e fton urgjentisht VV dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të kthehen në sallë të sjellin ligjin në lexim të dytë, rregullorja e punës, parasheh që me u kryer në lexim të dytë zotimet publike-politike janë dhënë, atëherë çka presim? A po presim dhunë? A po presim përshkallëzim? Apo çka? Shkurt edhe shqip: ligji duhet të vjen menjëherë. Nuk ka asnjë arsyetim pse mos të vije ligji”, tha ai.