Behrami: Protesta para Kuvendit është legjitime

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se protesta e qytetarëve para Kuvendit, sipas tij, është legjitime.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka thënë se qytetarët po kërkojnë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime, gjë që sipas tij, duhet të ndodhë sot.

“Protesta e veteranëve dhe qytetarëve para Kuvendit është legjitime. Ata kërkojnë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime. Kjo duhet të ndodhë sot!”, tha ai.