Deklarohet këngëtari në videot e Adi Hilës: Marrëdhënia nisi në moshë madhore

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e bujshëm të rrjedhjes së videove intime në internet, që përfshinë kompozitorin Adrian Hila.

Siç raporton Top Channel, Policia ka kontaktuar një këngëtar të ri të dalë nga talent shout për fëmijë me inicialet G.H., i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin.

I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore.

Rrjedhja e videove intime në internet, në të cilat përfshinin kompozitorin Adrian Hila, ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi.

Së fundmi u raportua gjithashtu se një këngëtare nga Kosova ka denoncuar në Polici shpërndarësin e videove, derisa thuhet se ka përjashtuar kompozitorin, pasi sipas sa,j ky i fundit nuk është personi i cili i ka nxjerrë videot.

Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove.

Ndërkaq, kompozitori Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, që sipas Kodit Penal përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.