Spalletti me fjalë të mëdha për Zhegrovën: Sikur të kompletohet edhe pak, do të bëhet top-lojtar

Trajneri Luciano Spalletti ka pritshmëri të mëdha për Edon Zhegrovën.

Ylli i Juventusit shkëlqeu në të gjitha paraqitjet me Kosovën, ndërsa vëmendjen e mori të dielën në barazimin 1-1, ku përpos paraqitjes spektakulare edhe asistoi te goli i Fisnik Asllanit.

Spalletti së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, ku ndër të tjera u pyet edhe për Zhegrovën.

“Zhegrova? Nëse mund ta kompletojë vetën edhe pak më shumë, do të shihni tjetër Zhegrovë. Ai mund të bëhet top-lojtar”.

Ndër të tjera, Spalletti e pranoi se pendimi më i madh që kur mori Juventusin është që dështuan ta sigurojnë Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

“Që nuk e mbajtëm nivelin tepër të lartë që treguam thuajse tërë sezonin. Na kushtoi me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve”.

“Ky do të jetë sezon i madh. Po përgatitemi dhe punojmë për gjëra të mëdha, nuk kemi opsion tjetër”.

Përndryshe, Juventusi në vikend do të jetë mysafir i Cagliarit. /Telegrafi