Kërcënon Haziri: Deputetët s’do të mundë të dalin nga Kuvendi pa e votuar përfundimisht Ligjin për Specialen

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri, tha se deputetët “nuk do të mund të dalin” nga Kuvendi pa e miratuar përfundimisht projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Haziri tha për T7 se “këtu nuk ka ‘në rast se miratohet’” dhe se “ligji do të miratohet”.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mundë të dalin pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha ai.

Ky ligj ai tha se do t’i “shërbejë drejtësinë”.

“Pasi të votohet ky ligj, do të mblidhemi”, tha ai, duke shtuar se miratimi përfundimtare do të ishte “fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës, e rinisë së Kosovës, e shqiptarëve gjithandej”.

Çështja e presidentit ai tha se beson se do të trajtohet nesër në Kuvend.