Gazetari Jeton Sopa sulmohet fizikisht afër Kuvendit
Gazetari i portalit “Kosova News”, Jeton Sopa, është sulmuar fizikisht sot nga disa protestues që ndodhen pranë objektit të Kuvendit të Kosovës.
Në bazë të videos së publikuar, Sopa është goditur me shuplakë në kokë nga njëri prej protestuesve, i cili, sipas pamjeve, ishte i veshur me veshje të veteranëve të UÇK-së. Atij i është kërkuar të largohet nga vendi i protestës.
Më pas, një protestues tjetër e ka shtyrë gazetarin, duke e penguar në kryerjen e detyrës së tij.