Qorrolli i rekomandon Kuvendit miratimin e projektligjit për Specialen në lexim të parë

Sot është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në pikën e parë të rendit të ditës është votimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Specialen.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka përsëritur se ky komision ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Pra, ia rekomandoj Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin në pajtim me rregullat e aplikueshme të këtij institucioni”, u shpreh Qorrolli. /Zëri