Vdes një burrë në Leposaviq, Policia nis hetimet

Një burrë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKMF-në e Leposaviqit, ku më pas ka vdekur.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 21:30.

Policia e ka cilësuar këtë si “Vdekje e dyshimtë” dhe ka intervistuar tre dëshmitarë.

“Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri