Sot mot pranveror, temperaturat deri në 24 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, veçanërisht gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit priten temperatura të ulëta, me mundësi për vlera negative në disa zona.

“Të premten pritet një ndryshim gradual i motit, me shtim të vranësirave dhe mundësi për riga shiu gjatë ditës”, bën të ditur IHMK-ja.

IHMK-ja ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: