Kuvendi njofton edhe zyrtarisht, nesër në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se nesër (e hënë) do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas njoftimit për media, seanca do të mbahet në orën 09:00.

Rendi i ditës:

1-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar,

2-Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-002 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë,

3-Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-014 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2021,

4-Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-015 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022,

5-Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027,

6-Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

7-Zgjedhja e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

8-Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

9-Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

10-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

11-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,

12-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-007 për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,

13-1Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249,

14-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

15-Shqyrtimi në i parë i Projektligjit nr.11/L-010 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

16-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-011 për Akademinë e Drejtësisë,

17-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-003 për Energjinë,

18-1Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-004 për Energjinë Elektrike,

19-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-005 për Inovacion dhe Ndërmarrësi,

20-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-012 për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare,

21-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-018 për Menaxhimin e Resurseve Ujore.