Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale

Një zjarr shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në Torinë të Lipjanit.

Policia e Kosovës bëri të ditur se zjarri përfshiu një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë, të destinuara për ushqim të bagëtive.

“Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme. Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.