Caktohen gjyqtarët, turku ndan drejtësinë në sfidën Shqipëri-San Marino
Një skuadër arbitrash nga Turqia do të gjykojë përballjen mes Shqipërisë dhe San Marinos në Nations League.
Ndeshja do të luhet më 6 tetor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Mehmet Türkmen do të jetë arbitri kryesor i sfidës, ndërsa Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anël Usta do të jenë asistentët e tij.
Detyrën e arbitrit të katërt do ta ketë Oguzhan Çakir, ndërsa Onur Özütoprak do të jetë gjyqtari i VAR-it.
Pas humbjes 2-0 ndaj Finlandës, kuqezinjtë kërkojnë rikthimin te fitorja në shtëpi përballë San Marinos.
Shqipëria synon tri pikët për të vijuar garën për vendin e parë në Grupin C1 të Nations League.