Arrestohet në Deçan personi i kërkuar, ishte dënuar me 4 vjet burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar në Deçan një person të kërkuar me urdhërarrest, i cili ishte dënuar me katër vjet burgim.
Sipas njoftimit të Policisë, personi me inicialet Xh. Th. u lokalizua më 3 tetor në rrugën “Fatmir Nimonaj”. Ai kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Gjatë arrestimit, sipas Policisë, i dyshuari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohej, por zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë nën kontroll.
Pas procedurave në Stacionin Policor në Deçan, ai është dërguar për ekzekutimin e dënimit prej katër vjetësh burgim.