Arrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë, gjuajti me gurë në banesën e një burri
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, paso dyshohet se nga ballkoni i banesës në të cilën ka qenë duke qëndruar, me gurë kishte gjuajtur në ballkonin e viktimës mashkull shtetas i huaj.
Sipas. PK-së, burri ka pësuar lëndime në këmbë.
“E dyshuara kishte qenë agresive dhe me një mjet të mprehtë – thikë kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda duke paraqit rrezik për njësinë policor që të intervenoj brenda në banesë. Me urdhër të prokurorit nga njësiti relevant është hapë me forcë dera e banesës ku ka qenë e dyshuara nga e cila është konfiskuar thika, është sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri