“Dardanët” mbyllin përgatitjet në “Fadil Vokrri”, gati për Austrinë [video]
Kosova e ka zhvilluar të shtunën pasdite stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, para përballjes së nesërme me Austrinë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga seanca e fundit stërvitore, ku “Dardanët” kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës.
Gjithçka është gati për përballjen Kosovë – Austri, e cila zhvillohet të dielën, më 4 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.