“Ju presim para Parlamentit Evropian”, thirrje për protestën e nesërme në Bruksel për çlirimtarët

 

Nesër do të mbahet protestë afër Parlamentit Evropian në Bruksel mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të dashur bashkatdhetarë, më 4 tetor këtu është vendi ku do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krerët e shtetit të Kosovës”, ka njoftuar Ademi.

“Ju bëjmë ftesë të gjithëve të vini në këtë shesh, afër Parlamentit Evropian”.

“Ju presim më 4 tetor, nga ora 14:00 deri në orën 16:00 në sheshin afër Parlamentit Evropian”.