Ligji për Specialen, Ramadani kërkon të thirret sot seanca

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kërkuar që sot të thirret seanca plenare dhe të votohet plotësim ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ramadani në një postim në Facebook shkruan se këtë po e kërkojnë qytetarët tash e 17 ditë në protestë.”Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, shkruan Ramadani.

Ndryshe, Qeveria të premten ka miratuar vlerësimin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Qeveria ka miratuar vendimin lidhur me kërkesën e Kuvendit të Kosovës për Nismën Legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Sipas vendimit, Qeveria do t’i përcjellë Kuvendit vlerësimin që përfshin opinionin ligjor për përputhshmërinë e projektligjit me Acquis të Bashkimit Evropian, vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit.