Me veturë godet zyrtarin policor gjatë rrënimit të objektit në Bardhosh, i dyshuari arratiset

Të premtën rreth orës 10:20 në fshatin Bardhosh të Prishtinë është raportuar se një person ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë ishin në asistenca të inspektorëve komunal për rrënimin e objektit të të dyshuarit.

“I dyshuari tjetër mashkull kosovar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri