Qeveria i jep dritën e gjelbër ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, ku i ka dhënë dritën e gjelbër ndryshimit të Ligjit për Specialen.

Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Kosovës për ndryshimin dhe plotëzimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, thuhet në njoftim.