Shqipëri: 829 gra dhe 19 burra janë prekur nga kanceri i gjirit në vitin 2025

Rastet me kancer të gjirit janë rritur sërish. Ekspertët e ISHP-së thonë se trendi është i njëjtë me atë të vendeve europiane dhe shkak për këtë është stili i jetesës, rritja e jetëgjatësisë, por edhe ndërgjegjësimi, që i çon gratë dhe vajzat drejt mjekut për t’u diagnostikuar.

Por nuk janë vetëm femrat të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Në vitin 2025 ka pasur raste edhe te meshkujt.

Ekspertët e ISHP-së, në analizën e tyre, identifikojnë se disa qarqe kanë më shumë raste. Pavarësisht rritjes së rasteve, kapja në kohë e sëmundjes ka bërë që vdekshmëria të ulet.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e kapjes në kohë të kancerit të gjirit. Ndaj, ekspertët bëjnë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrolle. Përveç mamografive të vendosura në spitale dhe qendra shëndetësore, 2 mamografitë lëvizëse do të jenë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që çdo grua dhe vajzë të ekzaminohet./euronews.al