27 persona arrestohen në Cyrih, i fshihnin lëndët narkotike në karamele për fëmijë
Një operacion i madh hetimi dhe arrestimi ka ndodhur në Cyrih të Zvicrës, ku janë arrestuar 27 persona, për trafikim të lëndëve narkotike, të cilat i fshihnin në karamele, për të mos u zbuluar nga organet e rendit.
Në tremujorin e tretë të vitit 2026, policia kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim me Zyrën Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BAZG), sekuestroi më shumë se 1300 kilogramë lëndë të tilla.Saktësisht, bëhej fjalë për përafërsisht 963 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë kokainë, 14 kilogramë hashash, 319 kilogramë khat, gati 500 gramë kërpudha dhe 75 gramë metamfetaminë u kontrabanduan në bagazhe, shkruan 20 Minuten, transmeton Telegrafi.
Prej 27 të arrestuarve, 18 ishin burra, 9 gra dhe vijnë nga gjithsej 15 vende të ndryshme.