A e dëmton motorin ngasja me rezervë?
Shumë shoferë bëjnë llogari me furnizimin me karburant dhe shpesh ngasin veturën me rezervë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre e bëjnë këtë edhe për shkak të mungesës së parave.
Në përgjithësi, kjo është një praktikë e shpeshtë dhe në fund rezervuari mund të zbrazet plotësisht, duke bërë që vetura të ndalet.
Nëse i injoroni paralajmërimet dhe dritën treguese dhe vetura ndalet për shkak të mungesës së karburantit, mund të shfaqen probleme. Te motorët e vjetër, kjo mund të shkaktonte defekte serioze: pompat e dëmtuara të karburantit dhe injektorët e bllokuar ishin probleme të zakonshme.
Motorët e vjetër dizel me injektim mekanik, pas ndaljes për shkak të mungesës së karburantit, duhej të riktheheshin në funksion me shumë vështirësi.
Edhe teknologjia moderne nuk është plotësisht e mbrojtur. Motorët e rinj janë më të qëndrueshëm, por nuk janë pa probleme. Nëse e ngisni veturën vazhdimisht me rezervë, grimcat e papastërtive nga sedimentet në rezervuar mund të thithen dhe të përfundojnë në sistemin e injektimit.
Në planin afatgjatë, kjo mund ta dëmtojë motorin dhe të shkaktojë riparime të kushtueshme, shkruan ADAC.
Prandaj, nuk këshillohet të vazhdoni të ngisni veturën pasi të jetë ndezur drita e verdhë e rezervës.