Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Albulena Haxhiut, pas deklaratës së saj se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet!”, shkoi Çitaku, duke theksuar se prioritetet i përcakton populli.
“Dhe populli ka 17 ditë në rrugë për një arsye: UÇK-në”, shtoi ajo.
Çitaku ka kërkuar që institucionet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe që ligji të sillet në Kuvend e të votohet pa vonesë.
“Mos bëni politikë. Merrni, për një herë të vetme, vendime në interes të shtetit!”, deklaroi ajo, duke e përmbyllur reagimin me thirrjen “JO NË EMRIN TIM!”. /Zëri