Liga e Kombeve sjell 10 ndeshje sot, përballje të mëdha në Ligën A dhe duele interesante në ligat B e C

Liga e Kombeve rikthehet sot me një program të ngjeshur, ku në fushë zbresin disa prej kombëtareve më të njohura evropiane.

Në total, janë dhjetë ndeshje që zhvillohen gjatë ditës, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në edicionin 2026/27.

Vëmendja kryesore shkon në Ligën A, ku zhvillohen dy përballje të mëdha. Belgjika pret Turqinë, ndërsa në Paris zhvillohet supersfida Francë–Itali. Të dyja ndeshjet janë programuar për orën 20:45.

Në Ligën B do të zhvillohen katër takime. Bosnja dhe Hercegovina përballet me Suedinë, Hungaria pret Gjeorgjinë, Polonia luan ndaj Rumanisë, ndërsa Ukraina përballet me Irlandën e Veriut. Edhe këto ndeshje nisin në orën 20:45.

Programi nis më herët në Ligën C. Në orën 16:00, Kazakistani përballet me Moldavinë, ndërsa dy orë më vonë, në 18:00, zhvillohen Qipro–Armeni dhe Letoni–Mal i Zi.

Mbrëmjen e mbyll dueli Ishujt Faroe–Sllovaki, që nis në orën 20:45.