Elvana Gjata s’do të marrë pjesë as këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH?

Këngëtarja Elvana Gjata nuk do të jetë pjesë e edicionit të 65-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Eurovision Kosova ka mësuar nga burime brenda festivalit se artistja nuk ka dorëzuar këngë për të konkurruar në edicionin e këtij viti.

Afati zyrtar për dorëzimin e këngëve për “Fest 65” u mbyll më 27 shtator, ndërsa aplikimet ishin hapur më 22 shtator.

Sipas informacioneve të siguruara nga Eurovision Kosova, Gjata nuk pritet të jetë pjesë e listës së artistëve që do të garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2027, i cili do të mbahet në Burgas të Bullgarisë, transmeton Zeri.info.

Elvana Gjata ka marrë pjesë dy herë në Festivalin e Këngës në RTSH, në edicione që kanë shërbyer si përzgjedhje për Eurovisionin, duke u renditur në vendin e dytë në të dyja rastet. Në vitin 2019 ajo konkurroi me këngën “Me Tana”, ndërsa në Fest 63 me “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë.

Pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e garës edhe këtë vit, Elvana Gjata vazhdon të jetë një prej emrave më të kërkuar nga fansat shqiptarë dhe ndërkombëtarë të Eurovisionit për të përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Kosova (@eurovision_kosova)